• e diel, 22 dhjetor 2024

Tonali suspendohet në 10 muaj për shkak të vënies bast në futboll, do të mungojë nga KE 2024

Tonali suspendohet në 10 muaj për shkak të vënies bast në futboll, do të mungojë nga KE 2024

Paris, 26 tetor 2023 (MIA) - Mesfushori i Njukasëll dhe i kombëtares së Italisë, Sandro Tonali u suspendua në 10 muaj për shkak të basteve në futboll, njofton agjencia "Frans Pres".

Paraprakisht u publikua se futbollisit ka pranuar se ka vënë bast në ndeshjet e Milanit kur ka luajtur për klubin italian.

Për shkak të suspendimit, mesfushori 23-vjeçar do të mungojë nga Kampionati evropian, i cili verën e ardhshme do të mbahet në Gjermani.

Më 12 tetor u kuptua se Tonali dhe bashkëlojtari i tij në kombëtare, Nikollo Zaniollo mund të akuzohen për vënie ilegale të bastit në futboll.

Tonali në afatin veror të transferimeve, arriti në Njukasëll nga Milani. Dje u paraqit informata se klubi anglez i kërcënohet ish klubit të Tonalit me procedurë juridike. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR