Tomovski: Me përgjegjësi pohoj se nuk kam lidhje familjare me pronarët e "Praetorian"
- Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SHPPP), Ivica Tomovski, mohon se ka lidhje familjare me pronarët e kompanisë "Praetorian", pasi LSDM akuzoi se një tender në vlerë prej 3,5 milionë eurosh ka marrë kompania në të cilën një familjar i drejtorit Tomovski bëhet udhëheqës i filialit nga kompania e njejtë gjatë vetë procedurës së tenderit.
- Post By Sara Ademi
- 16:46, 21 janar, 2025
Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SHPPP), Ivica Tomovski, mohon se ka lidhje familjare me pronarët e kompanisë "Praetorian", pasi LSDM akuzoi se një tender në vlerë prej 3,5 milionë eurosh ka marrë kompania në të cilën një familjar i drejtorit Tomovski bëhet udhëheqës i filialit nga kompania e njejtë gjatë vetë procedurës së tenderit.
"Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta me kompaninë "Praetorian" ka lidhur marrëveshje për "sigurim fizik, patrullues dhe teknik të objekteve të drejtorisë shtetërore" në kohëzgjatje prej tre vitesh në vlerë prej rreth 3 milionë euro. Në këtë furnizim publik konkurruan katër kompani, gjë që nuk ishte rasti në gjashtë vitet e fundit, kur vetëm një kompani e cila ka konkurruar, gjithmonë e ka fituar tenderin në vlerën maksimale. Kompania e zgjedhur ka dorëzuar garancion të lartë serioz bankar në vlerë prej 20 milionë denarësh", citon Tomovski në një postim në Fejsbukun e tij.
Për fat të keq, shton ai, këto ditë në opinion po qarkullojnë spekulime të dukshme në lidhje me prokurimin, për gjoja lidhje familjare me kompaninë e zgjedhur.
Tomovski thekson se në punën e tij, "gjithmonë udhëhiqet sipas parimeve të moralit, transparencës dhe në interes të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, duke theksuar se e kupton shqetësimin e atyre të cilët me vite janë mësuar të fitojnë shuma të mëdha parash në kurriz të popullit, pa konkurrencë dhe me kushte tenderimi të njohura dhe të dakorduara më parë, por kjo praktikë mori fund pas ndërrimit të qeverisë.
Ai shton se kanë kryer proces të reformave në drejtim të rritjes së konkurrencës që krijon kushte për uljen e shpenzimeve për shtetin, që shkaktoi reagim nga ata që janë mësuar me praktikat e vjetra, në të cilat nuk kishte konkurrencë dhe tenderat ishin manipuluar.
Sipas tij, “struktura të caktuara politike në të kaluarën e kanë zbrazur këtë institucion përmes prokurimeve të ndryshme të dyshimta dhe shumë kompani duan të vazhdojnë të funksionojnë si me qeverinë e kaluar, të mësuar me korrupsionin dhe zyrtarët që fusin xhepat në kurriz të popullit".
LSDM sot në një konferencë për media njoftoi se tenderin në vlerë prej 3.5 milionë euro e ka fituar një kompani në të cilën një i afërm i drejtorit Tomovski ka qenë në krye të filialit të së njëjtës kompani gjatë vetë procedurës së tenderit.
"SHPPP, organ në kuadër të Qeverisë, ka lidhur kontratë për sigurimin e objekteve shtetërore me kompaninë “Praetorian SHPKNJP", në vlerë prej 3.5 milionë euro. Shpallja e tenderit është bërë më 10 tetor 2024 dhe deri atëherë kompania ishte në pronësi të Tadeush Jarçev, ndërsa menaxhere është Aneta Jarçeva. Por vetëm tetë ditë më vonë, gjatë shpalljes, gjegjësisht më 18 tetor, Vllase Tanaskoski, i afërm i Tomovskit, iu bashkua "Praetorian SHPKNJP Shkup", tha në një konferencë për media nënkryetari i LSDM-së Metodija Ilievski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s