• e enjte, 11 dhjetor 2025

Tomovski: Do ta padis LSDM-në për gënjeshtrat, akuzat e tyre për nepotizëm dhe korrupsion janë plotësisht të pavërteta dhe kjo do të vërtetohet

Tomovski: Do ta padis LSDM-në për gënjeshtrat, akuzat e tyre për nepotizëm dhe korrupsion janë plotësisht të pavërteta dhe kjo do të vërtetohet

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski, sonte njoftoi se do ta padisë LSDM-në për akuzat në lidhje me kompaninë "Siti autsorsing". Ai pretendon se as ai dhe as babai i tij nuk kanë pasur lidhje me këtë kompani që nga viti 2022.

Tomovski i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike që të ngrenë një çështje dhe ta zgjidhin atë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vetëm në këtë mënyrë, siç theksoi ai, mund të vërtetojë pafajësinë e tij.

"Kjo nuk është hera e parë që akuzohem nga LSDM-ja për afera të ndryshme që "nuk mbajnë ujë" dhe janë të pavërteta. Premtova se do të ngre padi për këtë rast që aktualisht është duke u diskutuar. Tashmë kam caktuar një takim me avokatët nesër të cilët do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë, çdo mënyrë të mundshme dhe çdo rast të mundshëm për të hapur", vuri në dukje Tomovski.

Ai i hodhi poshtë të gjitha akuzat si absolutisht të pavërteta dhe shpjegoi se babai i tij e shiti kompaninë në vitin 2022.

"Babai im e zotëronte atë kompani që nga fillimi deri në vitin 2022 kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë. Kur hyra në rrethet e politikës së lartë, e shitëm, domethënë e tjetërsuam. Që atëherë, unë nuk kam strukturë pronësie, as askush i afërt me mua nuk ka strukturë pronësie në këtë kompani, as unë nuk fitoj të ardhura ose kam ndonjë interes në të", tha Tomovski.

Pasi të përfundojë procedura, shtoi ai, është i bindur se do të lëshohet një dokument që do të konfirmojë pafajësinë e tij. sa/

Foto: print skrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR