Tom Kruz dhe Ana de Armas fotografohen së bashku - supozohet se nuk e fshehin më lidhjen e tyre
- Tom Kruz (63) dhe Ana de Armas janë parë gjithnjë e më shpesh së bashku në opinion, dhe duket se më nuk e fshehin lidhjen e tyre. Fotoreportazhi i fundit nga Tabloidi "TM3" flet se çifti është fotografuar gjatë një shetitjeje "dorë për dorë" në shtetin federal amerikan Vermont gjatë fundjavës së kaluar, që shumica e interpretojnë si konfirmim "zyrtar" për lidhjen e tyre.
- Post By Sara Ademi
- 09:45, 30 korrik, 2025
Los Anxhelos, 30 korrik 2025 (MIA) - Tom Kruz (63) dhe Ana de Armas janë parë gjithnjë e më shpesh së bashku në opinion, dhe duket se më nuk e fshehin lidhjen e tyre. Fotoreportazhi i fundit nga Tabloidi "TM3" flet se çifti është fotografuar gjatë një shetitjeje "dorë për dorë" në shtetin federal amerikan Vermont gjatë fundjavës së kaluar, që shumica e interpretojnë si konfirmim "zyrtar" për lidhjen e tyre.
De Armas dhe kolegu i saj 26-vjeçar po luajnë së bashku në projektin e tyre të parë filmik së bashku - trillerin "Deeper", me regji nga Dag Liman. Ana thuhet se është përgatitur për rolin gjatë gjithë verës, dhe burime pranë çiftit thonë se ata kanë një kimi të shkëlqyer dhe se Tom është "mentori i duhur për të", siç shkruan revista People.
"Patjetër që po punojmë... Jo vetëm një, por disa projekte me Dag Liman, Kristofer Mekkvori dhe, sigurisht, Tom. Dhe jam vërtet e emocionuar, tha Ana në një rast.
Zërat rreth tyre filluan në shkurt, kur u panë së bashku në një darkë në Londër të Anglisë. Por, edhe pastaj, ata u fotografuan së bashku edhe disa herë - në një shetitje për ditëlindjen e Anës, në festën e ditëlindjes së Dejvid Bekam, në jahtin në Spanjë dhe në koncertin e "Oejzis" në Londër.
Vetë aktorët ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen. Ndryshe, filmi i tyre "Deeper" ende është në paraproduksion. sa/
Foto: Fejsbuk, skrinshot