"Tojota" tërheqë 1.8 milionë automjete "RAV-4"
- Kompania japoneze e makinave "Tojota" ka njoftuar se po tërheq të paktën 1.8 milionë automjete "RAV-4" të prodhuara nga viti 2013 deri në vitin 2018 për shkak të sigurisë së pamjaftueshme dhe rreziqeve nga zjarri.
- Post By Fami Bajrami
- 11:51, 2 nëntor, 2023

Tokio, 2 nëntor 2023 (MIA) - Kompania japoneze e makinave "Tojota" ka njoftuar se po tërheq të paktën 1.8 milionë automjete "RAV-4" të prodhuara nga viti 2013 deri në vitin 2018 për shkak të sigurisë së pamjaftueshme dhe rreziqeve nga zjarri.
"Lëvizja e papritur mund të shkaktojë që fundi pozitiv i baterisë të vihet në kontakt me kapësen e baterisë dhe të krijojë një shkëndijë të shkurtër", thuhet në kumtesë.
Gjithashtu theksohet se disa bateri zëvendësuese në këto terrene nuk kanë madhësinë e duhur dhe mund të tërhiqen dhe me këtë të shkaktojnë zjarr gjatë rrokullisjes së automjetit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s