Tlërmet me intensitet prej 5,6 ballë e ka goditur Tajvanin
- Tërmet me intensitet prej 5,6 ballë sipas shkallës Rihter e ka goditur Tajvanin këtë mëngjes, duke shkaktuar dëm të vogël material, njoftuan autoritetet vendore, duke theksuar se panë pasuar një seri lëkundjesh më të vogla.
- Post By Melahat Baftija
- 09:22, 30 janar, 2025
Tajpei, 30 janar 2025 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5,6 ballë sipas shkallës Rihter e ka goditur Tajvanin këtë mëngjes, duke shkaktuar dëm të vogël material, njoftuan autoritetet vendore, duke theksuar se panë pasuar një seri lëkundjesh më të vogla.
Tërmeti kryesor ka ndodhur në ora 10:11 sipas orës lokale në qytetin Dapu, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 250 kilo metra në jug të Tajpeit, ku tërmtie është ndjerë më pak.
Tërmeti kryesor është pasuar me dhjetë lëkundje tjera më të vogla në Dapu.
Instituti gjeologjik amerikan la vlerësuar se të gjitha këto janë lëkundje të vazhdueshme nga tërmeti me intensitet prej 6,4 ballë të shkallës Rihter që e ka goditur Dapun me 21 janar.
Tajvani kalon nëpër një periudhë të aktivitetit të rritur sizmologjik. mb/
Foto: MIA