Tirk: Ngjarje të tmerrshme ndodhën në Gaza në 48 orët e fundit
- Komisari i lartë për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara (KB), Folker Tirk, deklaroi se është "tmerruar nga ngjarjet e tmerrshme që në 48 orët e fundit ndodhën në Gaza".
- Post By Sara Ademi
- 09:38, 20 nëntor, 2023
Gaza, 28 nëntor 2023 (MIA) - Komisari i lartë për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara (KB), Folker Tirk, deklaroi se është "tmerruar nga ngjarjet e tmerrshme që në 48 orët e fundit ndodhën në Gaza".
"Vrasjet e aq shumë njerëzve në shkolla që janë shndërruar në strehimore, përveç arratisjes së qindra personave në spitalin Al-Shifa, si dhe shpërngulja në pjesën jugore të Gazës, janë plotësisht në kundërshtim me mbrojtjen e civilëve që e kërkon e drejta ndërkombëtare", deklaroi Tirk në rrjetin social X.
Në një video mesazh ai tha se "kjo duhet të ndalet" dhe se duhet të vendoset ndërprerja e zjarrit "në bazë të të drejtave humanitare dhe të njeriut", transmetoi Bi-Bi-Si. sa/
foto: Arkivi i MIA-s