• e mërkurë, 26 qershor 2024

Tifozët e Liverpullit kanë zgjedhur Sallahun për futbollist të sezonit

Tifozët e Liverpullit kanë zgjedhur Sallahun për futbollist të sezonit

Liverpull, 7 qershor 2024 (MIA) - Mohamed Sallah është zgjedhur futbollsiti më i mirë i Liverpullit për sezonin 2023-2024.

Egjiptiani fitoi shumicën e votave të tifozëve, para Virgjil van Dajkut dhe Aleksis Mekalister, të cilët përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë.

Për Sallahun (31) ky është çmimi i katër në gjithsej shtatë vitet që ka veshur fanellën e Liverpullit.

Sezonin e kaluar egjiptiani luajti 44 ndeshje për Liverpullin në të gjitha garat dhe shënoi 25 gola, ndërsa shtoi edhe 13 asistime. rq/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR