• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Thjeshtohet marrja e shtetësisë shqiptare, ndryshimet janë dorëzuar në Kuvend

Thjeshtohet marrja e shtetësisë shqiptare, ndryshimet janë dorëzuar në Kuvend

Tiranë, 3 maj 2023 (MIA) - Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend propozim-ndryshimet e ligjit për shtetësinë, em të cilin parashikohet heqja e disa kritereve për marrjen e saj.

Të huajve nuk do t'u kërkohet më të njohin gjuhën shqipe për të marrë nënshtetësinë shqiptare nëse kanë pasur një fëmijë gjatë qëndrimit të tyre të rregullt në vend.

Në nenin 1 të propozim-ligjit, fëmijët e të huajve të lindur në këtë vend mund të marrin menjëherë shtetësinë shqiptare nëse të dy prindërit japin pëlqimin e tyre, edhe pse kanë shtetësi të tjera, të cilët kanë banuar ligjërisht në territorin shqiptar. Me ligjin aktual, të drejtën e shtetësisë e merrnin me mbushjen e 18 vjetëve.

Të drejtën e nënshtetësisë shqiptare mund ta marrin edhe prindërit e një fëmije të lindur në Shqipëri nëse kanë jetuar në vazhdimësi në territorin e vendit për të paktën tre vjet, pavarësisht nëse njohin gjuhën shqipe.

"I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka nënshtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për marrjen e shtetësisë me natyralizim, edhe pse nuk plotëson kushtet për njohjen e gjuhës shqipe, nëse ka banuar ligjërisht dhe në vazhdimësi në territorin e Republikës së Shqipërisë për të paktën tre vjet", thuhet në ndryshimet e propozuara në ligjin për shtetësinë.

Siç raportojnë mediat shqiptare, shtetësia do të merret edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar ose interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR