• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Thirrje për mbështetje të manifestimeve dhe panaireve lokale në fushën e bujqësisë

Thirrje për mbështetje të manifestimeve dhe panaireve lokale në fushën e bujqësisë

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot shpalli thirrje publike për aktivitete promovuese në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, për organizimin e manifestimeve dhe panaireve lokale.

Për këtë vit janë planifikuar gjithsej 10 milionë denarë për mbështetje, ndërsa shuma maksimale për përdorues është 120.000 denarë.

"Në thirrjen, e cila është e hapur deri më 12 prill të këtij viti, mund të aplikojnë shoqatat nga fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural, institucionet publike shkencore dhe studiuesit, institucionet arsimore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, odat ekonomike dhe kooperativat"; informojnë nga MBPEU.

Propozimi dorëzohet në një kopje origjinale, të shkruar në memorandumin e vet, të nënshkruar dhe të vulosur nga përdoruesi i mbështetjes teknike. I njëjti përdorues mund të aplikojë vetëm për një kërkesë dhe nuk mund të paraqitet si themelues apo person i autorizuar në propozimet e tjera për pjesëmarrje.

Kostot e pranueshme të mbështetjes janë investimet e hapësirës me qira; marrja me qira e tribunave dhe/ose skenës; marrja me qira e pajisjeve audio dhe video, zëri dhe ndriçimi, tavolina, karrige dhe stenda, reklamimi në mediat e shkruara dhe elektronike dhe prokurimi i ftesave për materiale promocionale, posterave, fletushkave, banderolave, broshurave, publikimeve, katalogut, punimeve, reklamave video ose audio.

Procedura për përzgjedhjen e përfituesve kryhet nga një komision i posaçëm, bazuar në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të përcaktuara.

Nga MBPEU theksojnë se vitin e kaluar kanë dhënë 47 kontrata për mbështetjen e manifestimeve dhe panaireve tashmë të njohura vendore, si dhe të reja. Mbështetja e përgjithshme financiare ishte në vlerë prej pesë milionë denarë, ndërsa këtë vit po e dyfishojnë vlerën dhe i vënë në dispozicion 10 milionë denarë për të gjithë ata që kanë ide të mira dhe të qëndrueshme dhe që do t'i plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR