• e hënë, 23 dhjetor 2024

Thellohet bashkëpunimi energjetik me Azerbajxhanin, gazifikimi në fokus të bisedimeve

Thellohet bashkëpunimi energjetik me Azerbajxhanin, gazifikimi në fokus të bisedimeve

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska, si pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga presidentja Gordana Slijanovska Davkova në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku, mori pjesë në takimin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Në fokus të bisedimeve ishte potenciali për bashkëpunim në fushën e energjetikës, posaçërisht gazifikimit.

"Gjatë takimit u këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, të cilat u vlerësuan si miqësore dhe me potencial të konsiderueshëm për thellim në sektorë të ndryshëm, me theks në energjetikë. Delegacioni i i vendit tonë e ceki interesin e Maqedonisë së Veriut për diversifikim të burimeve të energjisë dhe prëforcim të bashkëpunimit ekonomik me Azerbajxhanin", informojnë nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.

Palët nga Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani, shtojnë, shprehën kënaqësi nga memorandumi i nënshkruar kohë më aprë për mirëkuptim mes kompanive energjetike të të dy shteteve, që ka për qëllim të kontribuojë drejt stabilitetit të Maqedonisë së Veriut.

"Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm përmes marrëveshjeve bilaterale, ndërsa nga ana e presidentit Aliev u konfirmua gatishmëria e Azerbajxhanit për të marrë pjesë në projekte potenciale për gazifikim në Maqedoni të Veriut", theksojnë nga Minsitria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale. ab/

Foto: Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR