• e premte, 05 dhjetor 2025

Thellimi i bashkëpunimit në fokus të takimit Minçev- Sulstrom

Thellimi i bashkëpunimit në fokus të takimit Minçev- Sulstrom

Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e administratës publike dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale kanë qenë në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev dhe ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë, Ola Sulstrom. 

Siç kumtojnë nga Ministria e Administratës Publike, në takimin protokollar ministri Minçev shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Suedisë në proceset reformuese dhe potencoi se këto partneritete janë me rëndësi thelbësore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe efikasitetit institucional. 

"Qëllimi ynë është të ndërtojmë administratë publike i cila është në shërbim të qytetarëve, profesionale, transparente dhe e orientuar drejt rezultateve. Mbështetja nga partnerët tanë ndërkombëtarë, siç është Suedia, është me rëndësi të madhe në këtë proces të modernizimit dhe pjekurie institucionale", deklaroi ministri Minçev. 

Në takim u shpreh gatishmëri e përbashkët për bashkëpunim të mëtejshëm, shkëmbim përvojash dhe zbatim të projekteve të përbashkëta në fushat e modernizimit të sektorit publik, menaxhimit të burimeve njerëzore, transparencës, llogaridhënies dhe përdorimin e praktikave të mira evropiane. rq/

Foto: Ministria e Administratës Publike

QËNDRONI TË LIDHUR