• e premte, 12 dhjetor 2025

Thellimi i bashkëpunimit Maqedoni e Veriut-SHBA në Forumin transatlantik në Uashington

Thellimi i bashkëpunimit Maqedoni e Veriut-SHBA në Forumin transatlantik në Uashington

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Në Forumin Transatlantik në Kongresin e SHBA-së, deputetët Dragan Kovaçki, Sllavjanka Petrovska dhe Ilir Hasani u takuan me kongresmenen Debi Dingel, bashkëkryesuese e Kaukusit SHBA-Maqedoni.

Siç thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, në takimin ata shprehën mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe jashtëzakonisht të rëndësishme që SHBA-ja ia japin Maqedonisë së Veriut, si në proceset e integrimit euroatlantik, ashtu edhe në forcimin e sigurisë, kapaciteteve mbrojtëse dhe institucioneve tona demokratike.

Në fund të takimit, theksi u vu në nevojën për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit me aleatët e SHBA-së dhe forcimin e vendit të Maqedonisë së Veriut si partner i besueshëm në NATO", thuhet në kumtesë.

Deputetët realizuan edhe takime të tjera me përfaqësuesit e Kongresit. bsh/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR