• e premte, 05 dhjetor 2025

Thaçi: Bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar

Thaçi: Bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar

Dibër, 15 gusht 2025 (MIA) – Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Mendu Thaçi, sot njoftoi se bisedimet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dështuan. 

“Të dielën besoj se Kuvendi i partisë do të marrë konkluzione konkrete për të ardhmen. Me keqardhje mund të përfundoj se bisedimet me Ali Ahmetin nuk patën sukses”, deklaroi Thaçi. 

Siç bënë të ditur mediat, Thaçi shtoi se organet e partisë do ta përcaktojnë hapin e ardhshëm. 

PDSH ishte pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” i kryesuar nga BDI. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR