Tetori rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë
- Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit – i njohur ndryshe si "Tetori rozë" – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) organizoi sot një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit të Gostivarit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:41, 9 tetor, 2025
Gostivar, 9 tetor 2025
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit – i njohur ndryshe si "Tetori rozë" – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) organizoi sot një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit të Gostivarit.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari aktual i Komunës dhe kandidati për një mandat të ri nga AKI, Valbon Limani, si dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi.
Duke folur për rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit, Limani u shpreh:
“Përmes informimit të drejtë dhe kontrolleve të rregullta, mund të shpëtojmë jetë. Prandaj ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt parandalimit.”
Si pjesë e programit të tij shëndetësor, Limani premtoi 150 mamografi falas çdo vit për gratë e Gostivarit, nëse fiton një mandat të ri. Ai shtoi gjithashtu se do të angazhohet që spitali i qytetit të pajiset me mamograf modern, për të garantuar qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në diagnostikim.
Gjatë aktivitetit, u shpërndanë edhe fletushka informuese me mesazhe ndërgjegjësuese, si pjesë e përpjekjes për të ndërtuar një komunitet më të shëndetshëm dhe më të informuar.
Aleanca Kombëtare për Integrim