• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tetë viktima nga shembja e një ndërtese në Kajro

Tetë viktima nga shembja e një ndërtese në Kajro

 Kajro, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese banimi në Kajro, ndërsa tre janë lënduar, kumtuan autoritetet.

 Guvernatori i Kajros, Ibrahim Saber, urdhëroi evakuimin e shtëpive fqinje si masë paraprake, sipas një njoftimi nga zyra e guvernatorit.

 Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shembjen e pallatit gjashtëkatësh në lagjen perëndimore Vaili, ndërsa hetimi po vijon.

 Shembjet e ndërtesave ndodhin shpesh në Egjipt, ku ndërtimet e dobëta dhe mungesa e mirëmbajtjes janë të përhapura në lagjet e varfra.

 Autoritetet në Kajro po ndërtojnë lagje të reja për të zhvendosur ata që jetojnë në zonat e rrezikuara. Por, shumë qytete egjiptiane ende përmbajnë lagje të tëra me ndërtesa banimi pa leje.

Foto: Iks 

 

QËNDRONI TË LIDHUR