Tetë persona të dyshuar për keqpërdorim gjatë prokurimit publik në Drejtorinë e ZZHTI-së
- Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar sipas raportit të Drejtorisë së Policisë Financiare, ka ngritur lëndë dhe ka iniciuar procedurë ndaj tetë personave, për shkak të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. I dyshuari i parë në lëndë është ish drejtori i ZZHTI-s, Jovan Despotovski, i cili së bashku me tre persona zyrtarë nga Byroja për Prokurime Publike dhe katër persona nga Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, i ka mundësuar personit juridik përfitim kundërligjor të pasurisë me vlerë 622.981.190 denarë.
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar sipas raportit të Drejtorisë së Policisë Financiare, ka ngritur lëndë dhe ka iniciuar procedurë ndaj tetë personave, për shkak të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. I dyshuari i parë në lëndë është ish drejtori i ZZHTI-s, Jovan Despotovski, i cili së bashku me tre persona zyrtarë nga Byroja për Prokurime Publike dhe katër persona nga Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, i ka mundësuar personit juridik përfitim kundërligjor të pasurisë me vlerë 622.981.190 denarë.
Siç njoftuan nga PP-ja, i dyshuari i parë ka shpallur konkurs për prokurim publik për ndërtimin e infrastrukturës për ZZHTI Shtip, dhe ZZHTI Strumicë. Dy operatorë ekonomik paraqitën ofertat, prej të cilave njëra kompani ofroi çmim më të lartë, por afat më të shkurtë për realizim dhe është zgjedhur. Tre personat nga Byjoja për Prokurime Publike nuk e kanë kryer detyrimin e tyre për kontroll të dokumentacionit të tenderit dhe kanë dorëzuar një procesverbal me të cilin kanë lejuar që procedura të vazhdojë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
"I dyshuari i parë, pas një vendimi të marrë më parë, publikoi shpalljen për prokurim publik për ndërtimin e infrastrukturës bazë të brendshme për ZZHTI Shtip dhe ZZHTI Strumicë. Në shpalljen e publikuar në afatin e parashikuar ligjor janë paraqitur dy operatorë të interesuar ekonomik, të cilët kanë vendosur oferta për kriteret e parashikuara. Njëra nga kompanitë ka ofruar çmim më të lartë, por një afat drastikisht më të shkurtë të kryerjes së punimeve në ditë kalendarike, mbi bazën e të cilave ajo u zgjodh si realizues. Tre personat nga Byroja për Prokurim Publik - Komisioni për kryerjen e kontrollit administrativ, nuk ka kontrolluar plotësimin e kushteve të dokumentacionit të tenderit përsa i përket aftësisë teknike dhe profesionale për kryerjen e punimeve të planifikuara, si dhe për sa i përket afatit të kryerjes së punimeve si kriter cilësor. Ata nuk i kanë parë parregullsitë dhe kanë dorëzuar në Drejtorinë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale Shkup procesverbal nga kontrolli administrativ me mendim të dhënë se organi kontraktues mund të vazhdojë me procedurën e prokurimit publik", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Pjesëmarrësi i dytë në procedurë, siç shtojnë ata, parashtroi ankesë në Komisionin Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, por aty kryetari dhe tre anëtarët e injoruan raportin e ofruar të ekspertit dhe mendimin e ekspertit nga lëmia e ndërtimit, që ishte bazë për ankesat, kështu që morën vendim me të cilin refuzuan ankesën e operatorit tjetër ekonomik për shkak të pabazimit. Në këtë mënyrë, Drejtoria ka lidhur marrëveshje me kompaninë e përzgjedhur për ndërtimin e infrastrukturës bazë të brendshme për ZZHTI Shtip dhe ZZHTI Strumicë me afat të realizimit prej 120 ditëve kalendarikë nga momenti i vënies në punë.
"Dy muaj pas fillimit të punëve, drejtori i dyshuar ka nënshkruar aneks-marrëveshje, me të cilën rritet vlera e marrëveshjes themelore për 24.688.628 denarë ose 19,77 për qind nga marrëveshja themelore dhe zgjati afatin fillestar për kryerjen e punimeve. Pas tre muajve ai e nënshkroi edhe aneks-marrëveshjen e dytë me të cilën rritet vlera e marrëveshjes themelore për 34.921.240 denarë shtesë dhe edhe një herë e vazhdoi afatin për realizimin e punëve. Kur kompanitë nuk e respektojnë afatin e dhënë prej 120 ditëve për realizim, i cili ka qenë kushti më i rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes, drejtori i dyshuar nuk ka ndërmarrë veprime zyrtare në drejtim të ndërprerjes së Marrëveshjes për Prokurim Publik, aktivizimin e garancive të paraqitura bankare dhe pagesën e dënimit së kontraktusar përmes penaleve për vonesën gjatë realizimit", shtojnë nga atje.
Me moskryerjen e detyrës zyrtare, sipas PP-së, të dyshuarit kanë kontribuar që personi juridik të marrë prokurimin publik në bazë të një periudhe joreale të ulët të performancës, të cilën kompania nuk e ka realizuar dhe me një çmim dukshëm më të lartë se konkurrenti i saj, kështu që kanë marrë përfitim kundërligjor pronësor për personin juridik.
Nga PP-ja thonë se në bazë të njoftimeve nga institucionet financiare kanë kërkuar konfiskimin e përkohshëm të pasurisë dhe objekteve me qëllim sigurimin e tyre për konfiskim të ardhshëm. Propozohet ngrirja e patundshmërive në Karposh dhe Kisella Vodë, ndalimi i disponimit të mjeteve nga katër llogaritë transaksionale dhe ndalimi i disponimit me pasuri të tundshme në pronësi të personit juridik.
Përveç kësaj, pas propozimit të prokurorisë publike, Gjykata i ka marrë pasaportën të dyshuarit, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ishte drejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale Shkup. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s