Ter Shtegen ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2028
- Mark-Andre ter Shtegen e ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Bashkpunimi i katalonasve me portierin gjerman tani është valid deri në vitin 2028.
- Post By Fami Bajrami
- 14:39, 25 gusht, 2023
Barcelonë, 25 gusht 2023 (MIA) - Mark-Andre ter Shtegen e ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Bashkpunimi i katalonasve me portierin gjerman tani është valid deri në vitin 2028.
U publikua se Ter Shtegen do të heq dorë nga një pjesë e konsiderueshme të pagës dy vitet e para të kontatës për t'u përshtatur me normat në La Ligë. Këto para lojtari do t'i fitojë në tre vitet e fundit të kontratës.
Të kujtojmë se portieri gjerman mbron për Barcelonën që nga viti 2014. rq/bsh/
Foto: EPA