• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tensionet gjeopolitike në botë shkaktuan porosi rekord në mbrojtje

Tensionet gjeopolitike në botë shkaktuan porosi rekord në mbrojtje

Ushington,  27 dhjetor 2023 (MIA) - Portofoli i porosive të kompanive më të mëdha në botë në sektorin e mbrojtjes në vitin 2022 u rrit pothuajse për 10 për qind, duke arritur nivele rekord, raportoi mbrëmë gazeta "Fajnenshëll tajms".

Kjo shpjegohet me rritjen e tensioneve gjeopolitike në botë, duke përfshirë konfliktet në Ukrainë dhe Izrael. Në sfondin e rritjes së numrit të pikave të nxehta në botë, aksionet e kompanive të mbrojtjes po tregojnë rritje të lartë, mëson gazeta.

Gazeta analizoi treguesit e 15 grupeve të mbrojtjes, duke përfshirë kompanitë më të mëdha në SHBA, BAE Sistems dhe Houva Erospejs (Hohwa Aeropspace). Sipas analizës, deri në fund të vitit 2022, periudhë për të cilën ka statistika të plota, portofoli i përgjithshëm i porosive të tyre është rritur në 778 miliardë dollarë. Dy vjet para kësaj periudhe, shifrat ishin 701 miliardë dollarë.

Ky trend thuhet se do të vazhdojë edhe në vitin 2023. Për gjysmën e parë të këtij viti portofoli total i porosive i këtyre dy kompanive u rrit në 764 miliardë dollarë.

Në sfondin e konflikteve në Ukrainë dhe luftën midis Izraelit dhe Hamasit, aksionet e kompanive të mbrojtjes tregojnë rritje të lartë.

Për shembull, aksionet e grupit financiar amerikan MSCI janë rritur për 25 për qind dhe indeksi evropian i hapësirës ajrore Stoxx është rritur për 50 për qind në 12 muajt e fundit. Interesi i investitorëve është falë besimit të tyre se shpenzimet e larta të qeverisë për porositë e mbrojtjes do të vazhdojnë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR