• e diel, 22 dhjetor 2024

Tensione midis Pakistanit dhe Afganistanit pasi Islamabadi filloi sulme ajrore mbi strehët e islamistëve

Tensione midis Pakistanit dhe Afganistanit pasi Islamabadi filloi sulme ajrore mbi strehët e islamistëve

Islamabad, 18 mars 2024 (MIA) - Aeroplanët luftarakë pakistanezë kanë sulmuar pikat e dyshuara të rebelëve islamikë në Afganistan, vetëm disa ditë pasi ishte planifikuar atentat i përgjakshëm ndaj personelit ushtarak pakistanez nga territori afgan. Dy incidentet çuan në rritje të re të tensioneve midis dy vendeve fqinje, bën të ditur DPA.

"Aeroplanët gjatë asaj nate bombarduan një grumbull luftëtarësh të armatosur të talebanëve pakistanezë, një grup i ndryshëm nga talibanët afganë", deklaruan për DPA burime ushtarake dhe inteligjente pakistaneze.

Ata thanë se disa islamistë u vranë në sulmet në provincat Host dhe Paktika, por zëdhënësi i qeverisë afgane Zabiulla Muxhahid tha se humbën jetën vetëm gra dhe fëmijë.

Muxhahid e paralajmëroi Pakistanin që të mos përsërisë bombardime të tilla, pasi kjo do të krijonte një situatë që mund të del "jashtë kontrollit për Islamabadin".

Sulmet pakistaneze dukej se ishin një përgjigje ndaj një sulmi ndërkufitar nga talebanët pakistanezë në një pikë kontrolli ushtarak në fund të javës së kaluar ku jetën e humbën shtatë ushtarë, informon DPA.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR