• e diel, 22 dhjetor 2024

Tenderi për sistemin KATO do të shpallet deri më 5 janar, thotë Mexhiti

Tenderi për sistemin KATO do të shpallet deri më 5 janar, thotë Mexhiti

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA)  -  Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot informoi se deri më 5 janar do të shpallet tenderi për sistemin KATO.

Mexhiti në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës në Klinikën për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se tenderi duhet të zbatohet diku deri në qershor dhe se nuk ka informacione se çfarë saktë do të përmbajë. 

"Me të vërtetë nuk do ta dija. Një milion gjëra. Unë më së paku e kuptoj shpalljen e tenderëve, për atë ka shërbime. Ne do t'ju dërgojmë kumtesë saktë  do t'ju themi se çfarë është shpallur që të mos gaboj, nuk më kujtohet dhe nuk dua të merrem me këto gjëra", tha Mexhiti. 

 Sa i përket personelit të trajnuar, përmendi se ka detyra administrative të cilat do të duhet të punohet në periudhën e ardhshme.

 Ka punë administrative dhe kjo është punë pak më e vështirë, punë më e komplikuar sepse bëhet fjalë për kuadër të edukuar që duhet të punojë me cilësi dhe me efektivitet. Dhe ai kuadër që ishte në kohën tashmë nuk është më dhe tani ne po përgatitemi të jemi seriozë që kjo të fillojë të funksionojë siç duhet, që të mos përballemi me pasoja të paparashikuara apo punë që nuk i kemi planifikuar siç duhet. Prandaj duam t'i planifikojmë gjërat në mënyrë shumë më koncize për të themi se jemi vërtet seriozë, theksoi ai.

Në pyetjen nëse pacientët onkologjikë pas Vitit të Ri do të kenë terapi dhe a ekziston rrezik që të ketë sërish mungesa, ministri shfaqi  shpresë se kjo nuk do të ndodhë.

"Ne po punojmë që të mos ketë rrezik siç ka qenë dhe mendoj se do të veprojmë  dhe nga FSSHRM-ja  dhe nga të gjithë të mos ketë një problem të tillë.  Por, e dini, në nivel të shtetit dhe në nivel botëror në nivel global ka gjithmonë deficit të disa materieve të barnave dhe këto na kanë treguar se mund të ndodhë, por gjithsesi gjithmonë ekzston zëvendësues dhe ne jemi këtu, me vigjilencë po i ndjekim të gjitha rekomandimet  nga OBSH-ja që të mos kemi një deficit të tillë. Por, a mund të ndodhë - kjo është pikëpyetje", theksoi Mexhiti. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR