Ten Hag bllokon largimin e Xhakës nga Baeri
- Trajneri i Baerit, Erik ten Hag, bëri të ditur se mesfushori Granit Xhaka nuk do të largohet nga klubi këtë verë.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:23, 23 korrik, 2025
Leverkuzen, 23 korrik 2025 (MIA) - Trajneri i Baerit, Erik ten Hag, bëri të ditur se mesfushori Granit Xhaka nuk do të largohet nga klubi këtë verë.
"Agjenti i Xhakës mund të thotë çfarë të dojë, por ky klub tashmë ka hequr dorë nga tre lojtarë të rëndësishëm dhe ne nuk do ta lëshojmë asnjë tjetër. Graniti është lider, ka edhe tre vjet nga kontrata", citoi "Vietball Primeur" Ten Hagun.
Gjatë sezonit 2024/25, Xhaka luajti 49 ndeshje në të gjitha garat, shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime. qa/
Foto: EPA