• e hënë, 23 dhjetor 2024

Temperaturat e larta janë rrezik për bujqësinë, sistemet e ujitjes duhet të aktivizohen maskimalisht

Temperaturat e larta janë rrezik për bujqësinë, sistemet e ujitjes duhet të aktivizohen maskimalisht

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Moti i nxehtë ndikon negativisht në bujqësi. Toka humbet më shumë lagështi, dhe të korrat detyrohen të transpirojnë intensivisht. Nëse ka mungesë uji gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre, rendimenti dhe cilësia mund të ulen, paralajmërojnë agrometeorologët. Prandaj rekomandohet aktivizimi maksimal i sistemeve të ujitjes.

"Temperaturat e larta, të cilat këto ditë në disa pjesë të vendit kalojnë 40 gradë, kanë shkaktuar një humbje më të theksuar të lagështirës së tokës. Këto temperatura kanë një efekt negativ në kulturat bujqësore sepse ndodh avullimi intensiv. Bimët detyrohen të transpirojnë intensivisht. Mungesa e ujit gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre mund të çojë në një ulje të rendimentit dhe cilësisë. Nevoja për ujë për kulturat e kanaleve pranverore apo kulturat e kopshtit mbetet prioriteti kryesor, ndërsa është i domosdoshëm ujitja dhe aktivizimi i plotë i sistemeve për këtë qëllim", sqarojnë agrometeorologët nga DPHM-ja.

Ato kujtojnë se sot moti do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura maksimale të cilat e përcaktojnë nivelin portokalli për rrezikun nga temperaturat e larta. 

"Edhe gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullimë dhe erë të fortë. Temperatura ditore nga e shtuna do të ulet për 3-4 gradë në krahasim me ditën e sotme. Për shkak të nivelit të rrezikut portokalli të aktivizuar, apelohet që të respektohen rekomandimet për punë në ambient të hapur dhe të kryhen të gjitha aktivitetet urgjente herët në mëngjes ose në mbrëmje”, theksojnë agrometeorologët. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR