Temperatura minus mëngjesin e sotëm, gjatë ditës deri në 16 gradë
- - Mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin ka pasur temperatura nën zero. Më ftohtë ka qenë në Berovë ku janë matur - 8 gradë Celsius, -7 janë matur në Kodër të Diellit, -6 në Hanet e Mavrovës dhe Manastir, -4 në Kriva Pallankë, Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Tetovë, -3 në Prilep, Shtip, Pretor, Demir Kapi dhe Gevgjeli, -2 gradë në Krushevë, Veles, Ohër, Vinicë dhe Kavadar dhe -1 gradë në Shkup-Zajçev Rid.
- Post By Fami Bajrami
- 10:24, 4 mars, 2025

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin ka pasur temperatura nën zero. Më ftohtë ka qenë në Berovë ku janë matur - 8 gradë Celsius, -7 janë matur në Kodër të Diellit, -6 në Hanet e Mavrovës dhe Manastir, -4 në Kriva Pallankë, Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Tetovë, -3 në Prilep, Shtip, Pretor, Demir Kapi dhe Gevgjeli, -2 gradë në Krushevë, Veles, Ohër, Vinicë dhe Kavadar dhe -1 gradë në Shkup-Zajçev Rid.
Lartësia e shtresës së borës e matur në orën 7 të mëngjesit të sotëm arrin 25 centimetra në Kodrën e Diellit, kumtoi DPHM-së.
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe pak më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 9 deri në 16 gradë.
Në Shkup, me diell dhe relativisht ngrohtë gjatë ditës, me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s