• e hënë, 08 korrik 2024

Temperatura më të ulëta janë matur në Berovë dhe Kodër të Diellit

Temperatura më të ulëta janë matur në Berovë dhe Kodër të Diellit

Shkup, 5 nëntor 2023 (MIA) - Temperatura më e ulët mbrëmë është matur në Berovë dhe në Kodër të Diellit një gradë, në Kriva Pallankë dy, në Shkup-Petrovec, krushevë dhe llazaropole katër gradë, në Manastir, Strumicë, Kumanovë dhe Hanet e mavrovës pesë, në Shkup-"Zajçev Rid", Shtip dhe Gjevgjeli gjashtë, në Tetovë, Pretor, Vinicë, Veles dhe Kavadar shtatë, në Prilep, Demir Kapi dhe Dojran tetë gradë dhe në Ohër nëntë gradë.

Në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut ka pasur në Strumicë, 22 litra në metër katror.

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten edhe në pjesët perëndimroe do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi jugor, vende-vende me shpejtësi mbi 70 km/h. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 17 deri 23 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur, nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë 21 gradë. ab/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR