• e hënë, 01 korrik 2024

Temperaturë më e ulët në Berovë - 7, sot me vranësia të ndryshueshme me reshje të lehtë, ndërsa në male borë e lehtë

Temperaturë më e ulët në Berovë - 7, sot me vranësia të ndryshueshme me reshje të lehtë, ndërsa në male borë e lehtë

Shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë - 7 gradë, në Manastir - 5, në Kodrën e Diellit -4, në Kriva Pallankë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë - 3, në Shkup-Petrovec, Tetovë, Ohër, Pretor, Shtip, Krushevë, Dibër dhe Hanet e Mavrovs - 2, Vinicë, Kavadar dhe Veles -1, Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë 0, Dojran dhe Gjevgjeli 4 gradë.

Më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës 12 centimetra, në Dibër shtatë, në Krushevë dhe Gjurishtë gjashtë, në Manastir Kodrën e Diellit pesë, në Tetovë dhe Ohër dy centimetra.

Moti sot është i ndryshueshëm i vranët me reshje të dobëta lokale shiu, kurse në male dhe në disa nga vendet më të larta me borë të dobët. Do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore erë e fortë nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). Temperatura maksimale do të lëvizë nga 4 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët, paradite me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR