• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Televizioni libanez LBCI njoftoi se Kaled Mashall është emëruar për u.d lider i Hamasit

Televizioni libanez LBCI njoftoi se Kaled Mashall është emëruar për u.d lider i Hamasit

Bejrut, 18 tetor 2024 (MIA) - Një nga liderët e Hamasit, Kaled Meshal është emëruar për ushtrues detyre të kësaj lëvizje pas vrasjes së Jahja Sinvarit, njofton televizioni libanez LBCI, duke iu referuar burimeve të veta.

Mashal tani është përgjegjës për tërë komunikimin me palët kyçe të përfshira në negociatat dhe çështjet me të burgosurit, njofton televizioni libanez.

Burimet për LBCI konfirmuan se udhëheqësia e Hamasit i informoi autoritetet turke, katariane dhe egjiptiane për vdekjen e Sinvar gjatë operacionit në Tel al Sulltan.

Krahas kësaj, ata deklarojnë se për vrasjen e Sinvarit dhe ndikimin e tij në negociata dhe armëpushimin eventual kanë diskutuar sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, sheik Mohamed bin Abdulrahman Al Tani.

Hamasi paralajmëroi se pas vrasjes së Sinvarit, negociatat për shkëmbimin e të burgosurve dhe përfundimin e luftës "do të bëhen gjithnjë e më të vështira dhe të ndërlikuara".

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) dje zyrtarisht kumtuan se Sinvar, për të cilin besohej të jetë organizatori i sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, u vra nga armata izraelite në Rripin e Gazës. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR