• e martë, 02 korrik 2024

Teleferiku në Vodno prej 1 tetorit me kohë të re të punës

Teleferiku në Vodno prej 1 tetorit me kohë të re të punës

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Teleferiku në Vodno nga dita e diel do të punojë prej orës 10 deri 18. Me këtë rast, prej orës 17 deri ora 17:30 do të jetë qarkullimi i fundit prej poshtë-lartë, respektivisht në ora 17:45 do të jetë qarkullimi i fundit nga lartë-poshtë, kumtuan sot nga Ndërmarrja qarkulluese publike - Shkup.

"Koha e përmendur e punës është në pajtim me kohën e punës në objektin për muajt tetor dhe prill. Çdo të hënë dhe çdo të marte të fundit në muaj, Teleferiku nuk punon për shkak të serviseve të rregullta", thuhet në kumtesë.

Linja "25", Qendra transportuese - Vodno e Mesme, nga dita e diel do të qarkullojë sipas regjimit të vjeshtës së punës. bsh/

Foto: NQP - Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR