Teleferiku në Vodno nuk do të punojë të premten
- Të premten teleferiku i Vodnos nuk do të jetë funksional për shkak të kontrollit teknik të rregullt vjetor, njoftuan sot pasdite nga Ndërmarrja qarkulluese publike – Shkup.
Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Të premten teleferiku i Vodnos nuk do të jetë funksional për shkak të kontrollit teknik të rregullt vjetor, njoftuan sot pasdite nga Ndërmarrja qarkulluese publike – Shkup.
"Nga e shtuna, 23 shtator, objekti do të vazhdojë të funksionojë si zakonisht për këtë periudhë të vitit. Gjegjësisht, nga ora 10 deri në orën 20, ndërsa në periudhën nga ora 19 deri në 19:30 është qarkullimi i fundit nga poshtë lart, gjegjësisht në orën 19:45 është qarkullimi i fundit nga lart poshtë", thuhet në kumtesë. qa/
Foto: NQP Shkup