• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tek kompanitë ka interesim më të madh nga që është pritur për linjën kreditore të huasë hungareze, thotë ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska

Tek kompanitë ka interesim më të madh nga që është pritur për linjën kreditore të huasë hungareze, thotë ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Ka interesim më të madh nga që ëshstë pritur për mjetet nga linja kreditore në shumë prej 250 milionë euro nga kredia hungareze dedikuar për kompanitë, konfirmoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

"Morëm informata nga të gjitha bankat se kërkesa është shumë më e madhe se sa ajo që e ofrojmë. Interesimi është shumë më i madh se sa këto 250 miliponë euro të cilat i kemi në dispozicion dhe më vjen shumë mirë sepse në fillim kur nisëm në bisedime me odat, pati disa dyshime të caktuara nëse do të ketë nga kompanitl e vendit interesim dhe nëse do të kenë dëshirë për investime", tha Dimitrieska Koçoska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Fakultetin ekonomik në Shkup.

E pyetur nëse planifikohet detyrim i ri për financim të kompanive, tha e së pari duhet të shfrytëzohen 250 milionë të cilët tani janë në disspozicion, e më pas të vendoset se çka më tutje.

Siç theksoi Ministria e Financave sot do t'ia transferojl rreth 11 milionë euro Bankës zhvilimore e cila më pas duhet t'ua rishpërndajë bankave komerciale, të cilat, ndërkaq, duhet t'ua transferojnë kompanive të cilave u janë miratuar mjete nga linja kreditore.

Ministria e Financave sot nga Buxheti qendror, në Bankën zhvillimore e transferoi transhën e parë prej 10,4 milionë euro, mjete dedikuar për mbështetje të kompanive vendore nga kredia hungareze. Siç kumtuan paraprakisht sot nga Ministria e Financave, transferi u realizua pas kërkesës së parashtruar të Bankës zhvilimore për tërheqje të mjeteve, ndërsa pas miratimit të projekteve nga ana e bankave afariste. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR