• e hënë, 07 tetor 2024

Teherani zyrtar paralajmëron në masa të mundshme hakmarrëse pas sulmit ndaj Ambasadës iraniane në Damask

Teherani zyrtar paralajmëron në masa të mundshme hakmarrëse pas sulmit ndaj Ambasadës iraniane në Damask

Teheran, 2 prill 2024 (MIA) - Irani ka paralajmëruar "masa reciproke" pas sulmeve izraelite ndaj Ambasadës iraniane në Damask, ku u vranë të paktën pesë anëtarë të Gardës revolucionare iraniane, duke përfshirë edhe një komandant, njoftoi Si-En-En.

Në sulmin e djeshëm ndaj Ambasadës iraniane në Siri, për të cilin Teherani dhe Damasku pohojnë se është kryer nga Izraeli, janë vrarë dy gjeneralë iranianë dhe pesë oficerë. Observatori joqeveritar sirian për të drejtat e njeriut, kumtoi se në sulm janë vrarë tetë persona, duke përfshirë pesë anëtarë të Gardës Revolucionare.

"Irani mban të drejtën për të ndërmarrë masa reciproke dhe do të vendos çfarë kundërpërgjigje dhe ndëshkimi të zbatojë ndaj agresorit", tha mbrëmë zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Naser Kanani. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR