• e martë, 17 mars 2026

Teheran: CIA ndërhyn në punët e brendshme të Iranit

Teheran: CIA ndërhyn në punët e brendshme të Iranit

Teheran, 25 shkurt 2026 (MIA) - Ambasada iraniane në Holandë akuzoi sot SHBA-në për "standarde të dyfishta" pasi Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës dje në Iks publikoi një video në gjuhën persiane me udhëzime se si iranianët mund të kontaktojnë CIA-n.

"CIA nuk përpiqet më as t'i fshehë veprimet e saj. Kur CIA publikon një video në gjuhë persiane dhe u mëson iranianëve se si ta kontaktojnë atë, kjo nuk është më diplomaci, por ndërhyrje e hapur.magjinoni reagimin nëse rolet do të ishin të kundërta. Standardet e dyfishta ekspozohen", theksohet në kumtesën e Ambasadës në Iran. 

CIA dje publikoi udhëzime në platformën Iks se si iranianët mund të kontaktojnë agjencinë.

"CIA dëshiron të dëgjojë nga ju dhe dëshiron t'ju ndihmojë. Më poshtë janë udhëzimet se si të bëni një telefonatë virtuale të sigurt me ne. Para se të na kontaktoni, ju lutemi merrni masat paraprake të mëposhtme", theksohet në njoftimin e CIA-s në Iks.

Në udhëzimin e CIA-s KA tetë pika kontakti, përfshirë përdorimin e një telefoni të ri njëpërdorimësh, të përdoren "Gugëll hrom", "Safari" ose "Fajerfoks" në modalitetin inkognito dhe më pas fshirjen e historikut të kërkimit.

CIA rekomandon përdorimin e shfletuesit "Tor" ose një shërbimi tjetër për të anashkaluar filtrimin e trafikut të internetit, pasi shërbimet e sigurisë ose të inteligjencës mund të monitorojnë uev-faqet, dhe CIA ofron enkriptim dhe anashkalimin e filtrave të kontaktit përmes shërbimeve të lartpërmendura.

Në udhëzimin theksohet gjithashtu se iranianët që vendosin të kontaktojnë CIA-n duhet të theksojnë rajonin dhe qytetin e tyre të banimit, emrin dhe mbiemrin, profesionin dhe pozicionin e punës, nivelin e qasjes në informacion ose aftësitë që posedojnë, si dhe informacionin e kontaktit që mund të përdoret për komunikim të sigurt. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR