Te dy shtetas turq është gjetur drogë
- – Sot në mëngjes nëpunës të policisë nga DPB Gostivar i privuan nga liria M.A.K. (18) dhe M.J. (19), të dy nga Republika e Turqisë me vendqëndrim të përkohshëm në Gostivar. Gjatë bastisjes në vendin ku qëndrojnë është gjetur dhe marrë droga.
- Post By Fitore Curri
- 12:50, 1 tetor, 2025
Gostivar, 1 tetor 2025 (MIA) – Sot në mëngjes nëpunës të policisë nga DPB Gostivar i privuan nga liria M.A.K. (18) dhe M.J. (19), të dy nga Republika e Turqisë me vendqëndrim të përkohshëm në Gostivar. Gjatë bastisjes në vendin ku qëndrojnë është gjetur dhe marrë droga.

“Në periudhën prej orës 03:30 deri në orën 04:10, me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë në të cilën jetojnë, me çka është gjetur dhe marrë qese me mariuhanë”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Të dy personat janë mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat. fc/
Foto: SPB Tetovë