• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taulant Balla është ministër i ri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë

Taulant Balla është ministër i ri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë

Tiranë, 10 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas propozimit të kryeminsitrit Edi Rama, sot pasdite e nënshkroi dekretin me të cilin në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme vjen Taulant Balla.

Balla (46), i lindur në Librazhd, ka hyrë në politikë që në moshë të re, ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, për t’ju bashkuar kabinetit të Kryeministrit Fatos Nano 2003-2005. Prej vitit 2005 e deri ne 2013 ishte një nga emrat kryesore te aksionit opozitar socialist.

Pas fitores së zgjedhjeve të 2013-të nga socialistët Balla vijoi aktivitetin si drejtues politik dhe si drejtues i grupit parlamentar socialist në kuvend. Ai ishte i vetmi drejtues i lartë socialist që deri dje nuk kishte mbajtur asnjë post ministror.

Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partinë Socialiste në qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët, por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Ai vjen në vendin e Bledi Çuçit i cili në funksionin e minsitrit të Brendshëm erdhi nga mesi i dhjetorit të vitit 2020 pas dorëheqjes së Sandër lleshajt, i cili dha ddorëheqje të parevokueshme për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e një pjesëtari të policisë speciale "Shqiponjat", pas çka pasuan protesta në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Përndryshe, pas serisë së veprave të rënda penale mes tyre edhe vrasjeve, kryeministri Rama të shtunën vonë apsdite e shkarkoi Çuçin dhe këtë funksion të rëndësishëm vendosi t'ia ndajë Ballës.

Ai është minsitri i gjashtë i Punëve të Brendshme prej vitit 2013, kur socialistët erdhën në pushtet. ab/

foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR