• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tatim solidar duhet të paguajë edhe një kompani në shumë prej 6.226.962 denarëve

Tatim solidar duhet të paguajë edhe një kompani në shumë prej 6.226.962 denarëve

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Edhe një prej gjithsej tetë kompanive tek të cilat Drejtoria për të ardhura publike (DAP) zbaton pagesë të detyrueshme të tatimit solidar, duhet t'i shlyejë obligimet nga borxhi kryesor dhe i mbeten për pagesë edhe gjashtë milionë denarë.

"Kpmpania është e veprimtarisë  - tregti me drunj, material ndërtimor dhe pajisje sanitare, dhe ka paguar normë interesi dhe taksë të njëfishtë për pagesë të detyrueshme dhe ka filluar me pagesë të borxhit kryesor, ndërkaq mbetet të paguajë edhe 6.226.962 denarë", informoi sot në brifingun për media drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Llukarevska.

Prej 156 kompanive të cilat kanë parashtruar bilanc tatimor për tatimin solidar, me obligim për pagesë prej 3.029.429.379 denarëve, në afatin ligjor kanë apguar 149 kompani, ndërsa pas skadimit të afatit DAP-i ka filluar procesurë për pagesë të detyrueshme tek tetë obligues tatimorë dhe tek shtatë tashmë është përfunduar.

Për Përllogaritjen mujore për pagesë të integruar (PMPI) pagesa për nëntor 2023 të cilat janë përpunuar më 12 janar të këtij viti për gjithsej 540 530 persona të punësuar, përllogaritje të prnauara dhe të papaguara përfundimtare ka për 3.189 punëdhënës të cilët kanë të bëpjnë me 7 713 të punësuar. Përllogaritje të paparashtruara dhe të papranuara në pajtim mke afatin ligjor ka tek 5.376 punëdhënës për 7835 të punësuar.

Llukarevska kumtoi edhe se Euronikel për të cilin për më 2 shkurt është caktuar afati parafalimentues, në pajtim me rezultatin në bazë të tatimit të fitimit sërish do të jenë në fitim.

"Për gushtin e vitit të kaluar, kërkesë për kthim prej 67 milionë denarëve, për shtator 64 milionë, për tetor 25 milionë, ndërsa për nëntor dy milionë. Për tërë këta muaj kemi bërë kontrolle në Euronikel me qëllim që të shohim bazat e kthimit. Paralelisht me atë kemi kryer kontroll në bazë të tatimit të fitimit. Rezultatin në bazë të tatimit të fitimit e barazuam me kthimin që e kërkojnë. Në pajtim me rezultatin në bazë të tatimit të fitimit në bazë të asaj rriten edhe akontimet mujore tatimore dhe në bazë të asaj sërish do të jenë në fitim", tha Llukarevska, duke cekur se disa herë ka biseduar edhe me Sindikatën në mënyrë që të sqarohet situata. ab/

Foto: DAP

QËNDRONI TË LIDHUR