• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tash për tash tre kandidatë për lider të LSDM-së, sot përfundon afati për kandidim

Tash për tash tre kandidatë për lider të LSDM-së, sot përfundon afati për kandidim

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Në garë për postin e liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, tash për tash hyjnë ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual, Venko Filipçe, ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputete aktuale, Sllavjanka Petrovska, si dhe drejtori aktual i Zonës teknologjike industriale zhvillimore, Jovan Despotovski. Të tre pretendentët paraqitën dje kandidaturat e tyre, duke theksuar nevojën e ripërtëritjes së partisë.

Para selisë së LSDM-së, Filipçe tha se së bashku me kandidaturën dorëzon edhe një program të bazuar në informata, sugjerime dhe kërkesa, nga siç tha ai numrit të madh të anëtarëve me të cilët ka pasur takime të shpeshta në muajt e kaluar. Ai theksoi se në garë hyn i vetëm, sepse beson se kushdo që do të zgjidhet për kryetar duhet ta bëjë ekipin pas zgjedhjeve.

"Mesazh për votuesit, anëtarë të LSDM-së. Nëse zgjidhem kryetar do të punoj vërtet me përkushtim, siç di unë. Dua të dërgoj një mesazh se do t'i shohin shumë herët rezultatet, ndryshime të tilla pozitive siç kërkojnë vetë anëtarët dhe asnjë anëtar i partisë nuk do të mbetet kurrë mënjanë, i padëgjuar. Do të jem në dispozicion çdo moment të ditës", thotë ai.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Petrovska, e cila është edhe kryetare e Këshillit qendror të LSDM-së, tha se pas disfatës zgjedhore të partisë nevojiten prioritete të qarta, sepse Lidhja Socialdemokrate ka përjetuar disfata në të kaluarën, por kjo kohë ajo tha se situata është specifike duke marrë parasysh rrethanat politike në shtet.

Në pyetjen e gazetarit të MIA-s, lidhur me strategjitë për unifikimin e anëtarësimit, Petrovska tha se nëse zgjidhet kryetare e LSDM-së, do të iniciojë debate të shpeshta brenda partisë, të cilat, siç tha, zyrtarët e mëparshëm të partisë i kanë vendosur në plan të dytë. Ajo ka theksuar se ka marrë mbështetje nga disa ish-funksionarë partiakë, por siç tha ajo nuk do të keqpërdorte emrat e tyre.

Drejtori aktual i ZZHIT, Jovan Despotovski, në mënyrë simbolike dje para Muzeut të Qytetit të Shkupit e dorëzoi kandidaturën për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, duke dërguar mesazh se partia është në një situatë të rëndë dhe ka nevojë për një fillim të ri.

"LSDM gjendet në një situatë shumë të rëndë dhe LSDM ka nevojë për një fillim të ri. Atë që e publikuam sot një program të ri për LSDM të re. Besojmë edhe se do të bëjmë përpjekje që gjithë programi ynë, gjithë ekipi ynë do të punojë në atë njejtë si Shkupi, arriti të ngritet nga hiri, të rindërtohet dhe të bëhet qytet i bukur, ashtu edhe LSDM sërish do të fillojë dhe do të jetë parti e re e cila do të bashkojë, jo vetëm anëtarët  e saj, por do të jetë parti e të gjithë qytetarëve", tha Despotovski.

Despotovski u bëri thirrje kundërkandidatëve të tij së bashku të bëjnë përpjekje për proces zgjedhor korrekt në parti, sepse, siç tha, vetëm me proces të pastër zgjedhor Lidhja Socialdemokrate do të mund të hyjë në një proces të ndërtimit të sërishëm. 

Procedura e aplikimit ka nisur më 31 maj dhe vazhdon edhe sot. Zgjedhjet e brendshme partiake janë shpallur me vendim të Këshillit ekzekutiv dhe do të mbahen më 30 qershor të këtij viti.

Ndërkohë, me vendim të Këshillit qendror, më 9 qershor do të mbahet Kongresi i përgjegjshëm, në të cilin krahas analizës së arsyeve të rezultatit të zgjedhjeve, Këshilli qendror do të propozojë edhe ndryshime në Statutin e partisë, gjegjësisht mandati i kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake do të jetë katër vjet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR