• e premte, 05 dhjetor 2025

Tasevski: SPKF ka të drejtë dhe autorizim të organizojë grevë

Tasevski: SPKF ka të drejtë dhe autorizim të organizojë grevë

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Fluturimeve (SPKF) ka të drejtë të organizojë grevë dhe për atë ka autorizim nga sindikata e degës, ndërsa procedurën për organizimin e grevës e ka njoftuar në datën 20-të të këtij muaji që ishte ndaluar me vendim gjyqësor në kërkesë të menaxhmentit të M-NAV, është zbatuar siç duhet, për të cilën ka edhe dokumentacion adekuat, deklaroi sot Aleksandar Tasevski, kryetar i M-NAV.

Tasevski i vlerësoi si paushall pohimet që paraprakisht sot i nxori përfaqësuesi juridik i M-NAV Goran Nikollovski se argumentet janë të qëndrueshme dhe ligjore me të cilat Gjykata Themelore Civile e ndaloi grevën që e paralajmëroi kjo sindikatë në datën 20-të të këtij muaji.

Nikolloski tha se "Gjykata përcaktoi saktë se njoftimi për grevën nuk përmban kërkesë për mbrojtjen e të drejtave të marrëdhënies së punës, se nuk është zbatuar procedurë për mbrojtjen e marrëdhënies së punës dhe se SPKF si degë e Sindikatës së pavarur për trafik dhe lidhje nuk ka legjitimitet juridik të organizojë, realizojë dhe zbatojë greva".

"Sipas ligjit, çdo sindikatë vertikalisht, qoftë sindikatë punëdhënësish, sindikatë dege apo federatë sindikale, ka të drejtë të organizojë grevë. Nga ky aspekt, edhe ne kemi të drejtë të plotë. Përndryshe, asnjë sindikatë në vend nuk do të mund të thërrasë në grevë sepse me Ligjin për Marrëdhënie Pune të vitit 2014, ata ua hoqën legjitimitetin ligjor të gjitha sindikatave dhe vendosën një detyrim që ne duhet të jemi pjesë e një dege për të ekzistuar. Ata e bënë këtë edhe atëherë me një tendencë për të ndikuar në punën e organizatave sindikale në nivel punëdhënësi", tha Tasevski, duke theksuar se SPKF ka autoritetin nga dega për të negociuar marrëveshje kolektive, për të përfaqësuar punonjësit dhe për të organizuar greva. Drejtorët e M-NAV, theksoi ai, i drejtohen edhe SPKF-së në komunikimin e tyre.

Lidhur me pretendimin e avokatit Nikolloski se në njoftimin për grevë nuk renditeshin asnjë kërkesë dhe se ai po e organizonte atë për interesa personale, ai iu referua dokumenteve të përbashkëta më parë në lidhje me të gjitha zhvillimet rreth grevës, të cilën kjo Sindikatë e njoftoi për herë të parë në vitin 2023 kur u nënshkrua një Marrëveshje që e pezulloi atë, por për shkak të mospërmbushjes së pikave, ajo u njoftua përsëri në disa raste.

Në një pjesë të njoftimit për grevën e fundit të paralajmëruar më 20-të tetor Tasevski tha se shkruan se kërkohet zbatimi i të gjitha pikave tjera të Marrëveshjes. Ata, thotë, shumë mirë e dinë se ç'farë është zbatuar e ç'farë jo. Nga të gjitha nëntë pikat, tre janë realizuar, ndërsa gjashtë jo", tha Tasevski.

I pyetur nëse sërish shkojnë në grevë në njoftimin e ardhshëm do të theksohen kërkesat për mbrojtjen e marrëdhënies së punës dhe procedurën e pajtimit, Tasevski tha se nuk mund t'i theksojë sepse në atë rast do të duhej të fillojë një grevë e re.

 "Nuk mund të filloj një procedurë që tashmë është përfunduar nga një pajtues nga lista e pajtuesve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale", tha Tasevski, duke theksuar se drejtorët mund t'i gjejnë të gjitha dokumentet.

Kryetari i SPKF-së si argument të procedurës së ruajtur për grevën theksoi edhe se pas bastisjes në M-NAV në janar të vitit 2024 kur ishte urdhëruar të kontrollohet puna e Kontrollorit të fluturimeve, Inspektorati i Punës atëherë kreu kontroll edhe në SPKF, siç tha, ka konstatuar se procedura është ruajtur plotësisht dhe se nuk ka kurrfarë pengesa ligjore.

SPKF kërkon respektimin e Marrëveshjes së nënshkruar pas njoftimit për grevë në vitin 2023 dhe takim në Ministrinë e Transportit nga 12 tetori. Kërkesat kyçe të SPKF-së janë angazhimi i formave konsulente e cila në mënyrë profesionale do të kryejë analiza funksionale për përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjes, punësim të personave profesional, ndërsa jo, siç pohojnë,  kuadro partiake në konkurse për të cilat kërkuan anulim, si dhe kushte më të mira për punë.

Javën e kaluar, SPKF njoftoi se do të apelonte vendimin e Gjykatës Civile me një masë të përkohshme për të ndaluar grevën, të cilën kjo Sindikatë duhej ta zbatonte pardje, dhe se do të kërkonin që çështja të kthehej në seancë dëgjimore për të paraqitur mbrojtjen e tyre. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR