• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tasevski: Priten dorëheqje nga 20 deri 30 kontrollorë të fluturimit dhe ndihmësve të tyre nga pozitat në M-NAV

Tasevski: Priten dorëheqje nga 20 deri 30 kontrollorë të fluturimit dhe ndihmësve të tyre nga pozitat në M-NAV

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Njëzet deri tridhjetë kontrollorë të fluturimeve dhe ndihnmësit e tyre në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) pritet prej sot të fillojnë me dhënien e dorëheqjeve nga pozitat uidhëheqëse në M-NAV, paralajmëroi në konferencë për shtyp kryetari i Sindikatës së degës së kotrollorëve të fluturimit (SDKF), Aleksandar Tasevski, duke elaboruar se dorëheqjet janë për përkrahje të aktiviteteve sindikale dhe reagimeve për shpalljen e fundit për punësime në këtë institucion.

Nuk e përjashtojnë, siç tha, edhe mundësinë për grevë, por kjo nuk do të jetë në disa ditët e ardhshme.

"Besoj se tani, sipas mënyrës me të cilën po zhvillohen punët, nuk do të jetë grevë e kontrollorëve të fluturimit, por e të gjithë të punësuarve në M-NAV. Nëse organizohet, do të jetë për mbyllje totale të të gjitha sektorëve që i ka institucioni", tha Tasevski.

Ai vlerësoi se konkursi për punësim është shkelur në shumë baza dhe paralajmëroi se do të ngrit procedurë për kontestimin e tij. Presin edhe reagime nga kandidatët, të cilët janë refuzuar në konkursin.

Sipas tij, padia penale kundër tij nga dy prej drejtorëve në M-NAV është "presion që të heqin dorë nga aktivitetet për mbrojtje të profesionalizmit dhe pengimit të klientalizmit dhe punësimet e panevojshme dhe jothelbësore".

Ai në konferencë për shtyp tha se dje me telefon është thirrur në Sektorin për krim të dhunshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe iu prezantua padia nga ana e dy prej tre drejtorëve në M-NAV, Fahrudin Hamidi dhe Fesim Deari. Ata kanë ngritur padi penale kundër tij, siç tha, në bazë të mesazhit së dërguar elektronike për shkak "të ndjenjës së rrezikut për sigurinë e tyre të jetës" sipas nenit 144 paragrafi dy nga Kodi penal.

Siç paralajmëroi ai, prej sot do të fillojë me deponimin e dorëheqjeve nga të gjithaë kontrollorët të flutirimeve dhe ndihmësve të kontrollorëve të fluturimeve, të cilët kanë funksione udhëheqëse dhe instruktore dhe janë shefa të ndërrimeve, ndërsa do të fillojë edhe me tërheqjen e pozitave të tyre nga të gjitha projektet ku janë përfshirë.

Pas dorëheqjeve të javës së kaluar të inxhinierëve nga vendet udhëheqëse instruktore, si dhe të një nga tre drejtorët e M-NAV për shkak të selektimit të kandidatëve në shpalljen e fundit të M-NAV për inxhinierë në Kontrollin e fluturimeve, udhëheqësia informoi se janë punësuar dy inxhinierë dhe një teknik, ndërsa për shkak të statusit jo të rregullt në Agjenci për punësim, edhe pse janë përmbushur kriteret e M-NAV, nuk janë punësuar edhe tre inxhinierë dhe një teknik. bsh/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR