• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tasevski: Grevë e kontrollorëve të fluturimit më 12 tetor, nga ora 11 deri më 17 nuk do të shërbehen aeroplanët

Tasevski: Grevë e kontrollorëve të fluturimit më 12 tetor, nga ora 11 deri më 17 nuk do të shërbehen aeroplanët

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Sindikata e kontrollorëve të fluturimit në SHA  në pronësi shtetërore për shërbime në navigacionin ajror M-NAV paralajmëron grevë më 12 tetor, me ç'rast në periudhën nga ora 11 deri në 17 nuk do të shërbehen aeroplanët në Aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit.

Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski deklaroi për MIA-n se kërkojnë që të ndërpritet me, siç thotë, sjelljen joprofesionale nga drejtorët në lidhje me proceset për punësim, sistemimet e brendshme, kushtet për punë dhe pajisje, të cilat duhet të zbatohet që të modernizohet sistemi i punës.

Për gjendjen e pavolitshme, siç thotë, kanë treguar një kohë të gjatë, ndërsa e kanë informuar edhe Ministrinë e Transportit.

Sipas Tasevskit "punësimet bëhen në kundërshtim me aktet për zhvillim në karrierë, u jepen prioritete atyre që i përzgjedh drejtori për punësim, ndërsa kjo nuk garanton cilësi të personit dhe krijon revoltë tek kuadrot cilësore, të cilëve nuk u jepet shansë për progres".

Theksoi se nga mbi 300 të punësuar në Kontrollin e fluturimit, kontrollorë operativë janë vetëm 70, përkundër siç thotë për shembull Sllovenia ku ka 240 të punësuar, por 120 kontrollorë.

Një nga kërkesat është që të angazhohet një firmë nga jashtë, e cila do të kryejë analizë funksionale për atë se cilat shëbime dhe kuadro profile nevojiten, si dokument që në të ardhmen do t'u jetë mbështetje gjatë procedurave të pabaza nga udhëheqësia.  

Pasi që e kanë publikuar informacionin për grevën Tasevski thotë se ka filluar të marrë kërcënime me telefon, për të cilat ka denoncuar në polici dhe në udhëheqësinë e M-NAV. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR