• e diel, 22 dhjetor 2024

Tasevski: Ajo që ndodhi më 4 janar është fillimi i zbërthimit të një enigme

Tasevski: Ajo që ndodhi më 4 janar është fillimi i zbërthimit të një enigme

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Ajo që ndodhi më 4 janar është fillimi i zbërthimit të enigmës, por edhe porosi se çdo institucion duhet të ndezë alarmin e kuq, veçanërisht Qeveria dhe partitë politike. Ata më në fund duhet të kuptojnë se drejtorët duhet të emërohen, jo sepse janë anëtarë të një partie apo komuniteti etnik, por sepse janë cilësor. Vetëm drejtorë të tillë do të sjellin kuadro cilësor, jo kuadro që do të imponohen. Drejtorët, poashtu nuk duhet të ndërrohen me ndërrimin e pushtetit, por vetëm nëse nuk japin rezultate", thotë kryetari i Sindikatës së kontrollorëve të fluturimit, Aleksandar Tasevski.

Sipas Tasevskit, deri te situata e padëshirueshme e para disa ditëve ka ardhur për shkak të lëshimeve nga e kaluara, jo për shkak të diçkaje që ka ndodhur dje apo pardje.
Ai ka pritshmëri të mëdha sa i përket zbardhjes së rastit i cili siç ka përmendur, tashmë ka marrë karakter ndërkombëtar. Prandaj, shtoi ai, do të jetë shumë e rëndësishme që hetimi të kryhet pa lënë asnjë dyshim dhe mundësi për spekulime.

Gjatë pjesëmarrjes së sontme në "Top Tema", kryetari i Sindikatës konfirmoi se tre nga sulmuesit kanë qenë të punësuar në M-NAV dhe se kush kanë qenë katër të tjerët do të duhet tregojnë hetimet. Drejtorët, akuzoi ai kanë lënë të punësuarit në udhëkryq dhe më 4 janar nuk dolën me asnjë informacion as për ta dhe as për opinionin se çfarë po ndodhë në M-NAV. Nuk kanë ofruar as mbrojtje për objektin.

"Ajo që ndodhi më 4 janar është fillimi i zbërthimit të enigmës, nuk është ngjarje për gabime nga dje apo pardje, por tregon se gjatë gjithë periudhës është vendosur gabimisht procedura e sigurisë, cilët persona janë punësuar dhe shërbime të tjera, pse erdhën, çfarë kanë punësuar. Nga grupi i parë prej katër të arrestuar, tre kanë qenë të punësuar te ne. Lind pyetja, cila ishte detyra e tyre dhe a kishin detyra të tjera kur në një moment të caktuar pranuan të ndodhen në të njëjtin vend për të sulmuar kontrollorë të komunikacionit ajror. Por këtë do ia lëmë ta thotë legjislacioni.  Nuk i kam parë xhirimet, organet hetimore kanë ardhur, i kanë nxjerrë të gjitha xhirimet, i kanë analizuar, i kanë parë, kanë bërë procesverbale dhe me gjasë e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Edhe persona që janë nga M-NAV të angazhuar për sektorin e sigurisë kanë qenë të përfshirë në procedurën e zbulimit të ngjarjes se si ka ndodhur, pse dhe në cilin lokacion. Nuk do të doja të spekuloj se pse nuk kam qenë i pranishëm", sqaroi Tasevski.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR