• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari vizitoi klinikën për urologji dhe hematologji

Taravari vizitoi klinikën për urologji dhe hematologji

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me drejtorin e sapoemëruar Bashkim Bakiu e kanë vizituar sot Klinikën e urologjisë ku biseduan për nevojën e përmirësimit të kushteve për trajtimin dhe shtrimin e pacientëve në këtë klinikë. 

Kjo, siç thuhet në kumtesën e MSH-së, do të jetë një nga prioritetet e ministrisë në periudhën e ardhshme.

Ministri ka vizituar po ashtu edhe Klinikën e hematologjisë, ku me drejtoreshën Sonja Genadieva-Stavrik vizituan klinikën dhe diskutuan për planet e ardhshme për fuqizimin infrastrukturor të këtij institucioni.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR