• e shtunë, 06 korrik 2024

Taravari u takua me ambasadorin holandez Kop

Taravari u takua me ambasadorin holandez Kop

Shkup, 27 nëntor 2023 

Në vazhdën e takimeve konsultative me ambasadorët e vendeve aleate, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, u prit sot në një takim nga ambasadori i Holandës në Shkup, Sh.T. Dirk Jan Kop.

 Në fokus të takimit ishte rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përfshirë përshpejtimin e reformave, me theks të veçantë në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Palët u pajtuan se Maqedonia e Veriut duhet dëshmuar vullnet më të madh politik për reforma të mirëfillta në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e institucioneve antikorrupsion. 

Kryetari Taravari vlerësoi angazhimin e Holandës në forcimin e proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut, si dhe qasjen në vazhdimësi direkte dhe konstruktive të ambasadorit Kop. 

 Aleanca për Shqiptarët

_____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 Foto: Aleanca për Shqiptarët

 

QËNDRONI TË LIDHUR