• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Taravari: Spitali i Gostivarit po ndryshon në vetëm gjashtë muaj

Taravari: Spitali i Gostivarit po ndryshon në vetëm gjashtë muaj

 Shkup, 24 dhjetor 2024

Taravari: Spitali i Gostivarit po ndryshon në vetëm gjashtë muaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga atje Taravari theksoi që vetëm në gjashtë muaj ka ndryshuar gjendja tërësisht në këtë spital. Me çka ai thotë se vitin që vjen gjendja do të përmirësohet edhe më shumë.

“Sot bashkë me sekretarin e shtetëror, Besim Memedi, po e vizitojmë Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit me një projekt të ri edhe atë bëhet fjalë për ambulanten e terapisë fizikale e cila komplet është e rinovuar. Para disa javësh i promovuam ambulantet e dermatoloneurologjisë dhe ambulanten e urologjisë. E keni parasysh që për gjashtë muaj janë renovu komplet administrata. Parkingu, aparatet e reja, me krejt mjetet vetanake të spitalit, gjithashtu kulmi i oftalmologjisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari: plane konkrete për investime të mëdha në Spitalin e Gostivarit vitin që vjen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga atje Taravari informoi që drejtori i këtij spitali i ka prezantuar edhe planet konkrete çfarë do të bëjë vitin që vjen.

“Drejtori sot më informoj se ka plane që për vitin e ardhshëm përsëri të rinovoj disa departamente, besoj që oftamologjia do të jetë një prej departamenteve ku do të planifikojmë të intervenojmë, aparate të reja, rëntgeni. Për vitin 2025 për Spitalin e Gostivarit kemi ndarë buxhet realisht të mirë, besoj se edhe vitin që vjen sikurse këtë vit drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit do të jetë prej të parit e më të mirëve”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shtoi tutje që përpos prej buxhetit të spitalit shumë punë janë bërë edhe nga donacionet që i ka siguruar drejtori i këtij spitali.

“Drejtori Spitalit të Gostivarit ka siguruar donancione prej njerëzve që dëshirojnë të ndihmojnë. Si ishin para gjashtë muajve dhe si janë sot. Besoj që vitin e ardhshëm ky spital do të duket shumë më mirë që duket sot”, përfundoi Taravari.

Taravari: për herë të parë në historinë e vendit janë realizuar 1500 punësime në shëndetësi në vetëm gjashtë muaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga atje Taravari foli për të arriturat e tij si i pari i Shëndetësisë, duke arritur rezultate që janë parë akoma në historinë e vendit.

“Gjithsesi që do të ndodhin punësimet, por keni parasysh asnjëherë nuk ka ndodhë në vendin tonë që pas pavarësisë, që për gjashtë muaj të ketë vendime për 300 speicalizantë dhe 15 mjekët më të mirë, dhe 1200 kontra. Këtu janë rreth 1500 punësime për vetëm gjashtë muaj. Mendoj që këto janë shifra të mira, për vitin e ardhshëm veçmë është projektuar përsëri të ketë punësime”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shtoi tutje se më të rëndësishme se spitalet e aparatet janë resurset njerëzore.

“Nuk preferoj të them numra nga tani por është projektuar plani për punësimet në vitin e ardhshëm në shëndetësi, e për këtë do të shohim si jemi me buxhetin. Por, më e rëndësishme

është që të kemi resurse njerëzore, pa njerëz nuk na duhen as spitale të reja as aparate”, përfundoi Taravari.

Taravari: spitalet modulare na dhanë përvojë të hidhur të shfrytëzohen si ambulanta apo depo të materialeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Në pyetjen për spitalet modulare në Shkup Taravari sqaroi se ia kanë dorëzuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas tij assesi nuk do të shtrihen pacient aty.

“Spitali modular në Shkup veç është në dhënë Ministrisë së Mbrojtjes e çfarë do të bëjnë ata është çështje e tyre. Spitalet modulare në parim mund të shfrytëzohen vetëm si ambulanta ose vende ku do të mbahet material i spitaleve. Por, pacient të shtrijmë aty assesi nuk lejojmë sepse kemi përvojën e hidhur”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari: deri në fund të majit do të kemi 1800 vende parkimi në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga këtu Taravari foli edhe për parkingjet në Klinikën Universitare në Shkup.

“Sa i përket parkingjeve kanë mbaruar gjitha procedurat e shpalljes publike për partneritet privato publik. Unë besoj nga fundi i janarit fillojnë punimet, ja e them me vonesë nga fundi i majit ose fillimi i qershorit komplet do të kemi dyfish më shumë vend parkime”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shtoi se aktualisht kemi diku 700 vend parkime, dhe kjo krijon kaos, prandaj duhet të kemi diku 1600-1800 vende të reja.

“Do të dyfishohet numri i parkingjeve nga kaq sa kemi do të bëhen në 1600-1800 parkingje të reja. Nuk do të jetë vetëm kjo do të ketë edhe sinjalizim horizontal e vertikal. Do ta shihni do të jetë shumë më ndryshe”, përfundoi Taravari.

Taravari: pa lojë fjalësh gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga këtu Taravari foli edhe për parkingjet në Klinikën Universitare në Shkup.

“Shikoni ne mund të bëjmë lojëra fjalësh por një gjë është e sigurt se gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase. Këtu pajtohemi të gjithë. Se para pavarësimit të Maqedonisë gjuhë zyrtare ka qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke, tash është gjuha maqedonase dhe 20% e popullatës që e flasin atë gjuhë. Kështu që ne duhet të punojmë në këtë drejtim, të insistojmë që gjuha shqipe të qëndrojë si fjalë jo si përqindje në Kushtetutën e vendit”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari: numrat për ndryshimet Kushtetuese i kemi vetëm na nevojitet garancë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Në pyetjen për ndryshimet Kushtetuese,

“Një prej katër kushteve kryesore kur kemi negociuar me VMRO-në ka qenë ky për eruointegrimet, mua më gëzon që presidentja disa herë në Kuvend përmendi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër pos BE-së, në të njëjtën vijë është edhe kryeministri i vendit. Pa VMRO-DPMNE nuk bëhen këto ndryshime. Tjetra, pa një dakordësi prej palës bullgare që nuk do të ketë kushtëzime tjera nuk mund të bëhet kjo punë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shtoi tutje që edhe si ASH edhe si koalicion VLEN janë të përkushtuar maksimalisht që të përshpejtohet ky proces.

“Të insistojmë që sa më shpejt të ndodhin ndryshimet kushtetuese sepse është në interesin e të gjithëve, madje edhe për rajonin. Numrat për ndryshimet Kushtetuese i kemi edhe sot ne vetëm kemi nevojë për një garancë”, përfundoi Taravari.

 Taravari: i uroj të gjithëve Vitin e Ri të kenë shëndet e mbarësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga atje Taravari i uroi të gjithë bashkëqytetarëve e bashkëvendësve të tij Vitin e Ri.

“Shfrytëzoj rastin që të gjithë gostivarasve të gjithë atyre që na ndjekin, punëtorëve shëndetësor t’ia urojë Vitin e Ri, duke ju uruar të kenë shëndet dhe mbarësi”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

_____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR