Taravari: Sonte Shkëndija dhe shqiptarët do ta bëjnë Maqedoninë të shkëlqejë
- Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë thirrje për unitet dhe sjellje shembullore nga tifozeria në ndeshjen e sotme mes Shkëndijës dhe Qarabagut, që do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup nga ora 20:00.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:25, 5 gusht, 2025
5 gusht 2025
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë thirrje për unitet dhe sjellje shembullore nga tifozeria në ndeshjen e sotme mes Shkëndijës dhe Qarabagut, që do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup nga ora 20:00.
“Sonte Shkëndija e sjell gjithë Maqedoninë dhe të gjithë shqiptarët në një moment historik! Me emocion të jashtëzakinshëm presin ndeshjen e sotme, ndeshjen në të cilën Djemtë e Tetovës do t’i tregojnë Evropës se i përkasin asaj por…kam një apel personal për Tifozerinë Shqiptare; Sonte kemi mundësinë të tregojmë se fyerja nuk kthehet me fyerje e se: NE JEMI KRENARISHT SHQIPTARË-EVROPIANË, THEMELUES TË KËTIJ KONTINENTI! KEMI HISTORI, TRADITA E KOMB TË LASHTË!” – ka theksuar Taravari, duke shtuar se sonte Maqedonia do të shkëlqejë nga shqiptarët dhe Shkëndija.-shkruan Taravari në Facebook
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s