• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari sfidon Ahmetin në garën për president

Taravari sfidon Ahmetin në garën për president

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit kandidat për president i koalicionit opozitar VLEN, në status në rrjetin social Fejsbuk ka ftuar publikisht liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të pranojë sfidën e garës për president të Republikës.

“Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për president, njëherë thotë se do të dalë Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet... Unë e ftoj hapur z. Ali Ahmeti të garojë me mua dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më mirë!”, shkruan Taravari në rrjetin social Fejsbuk. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR