Taravari paralajmëroi aksione të tjera për zbardhjen e keqpërdorimeve nga punonjësit shëndetësorë, bëri thirrje të jenë të korrektë
- Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se do të vazhdojnë aksionet me qëllim të zbulimit të keqpërdorimeve të mundshme nga punonjësit shëndetësorë. Ai u pyet në lidhje me arrestimin e një mjeku në Manastir dhe se si në rrjetet sociale po shpërndahet se po abuzohet aktivitet shtesë, para së gjithash në degët e kirurgjisë, ku edhe pacientët të sëmurë rëndë me kancer nuk operohen në termin të rregullt, por "ofrohet një opsion nëse duan të bëjnë operacion më shpejt, të vijnë pas dy-tre ditëve pasdite dhe do të paguajnë privatisht".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:45, 30 janar, 2025
Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se do të vazhdojnë aksionet me qëllim të zbulimit të keqpërdorimeve të mundshme nga punonjësit shëndetësorë. Ai u pyet në lidhje me arrestimin e një mjeku në Manastir dhe se si në rrjetet sociale po shpërndahet se po abuzohet aktivitet shtesë, para së gjithash në degët e kirurgjisë, ku edhe pacientët të sëmurë rëndë me kancer nuk operohen në termin të rregullt, por "ofrohet një opsion nëse duan të bëjnë operacion më shpejt, të vijnë pas dy-tre ditëve pasdite dhe do të paguajnë privatisht".
Ministri u bëri thirrje qytetarëve që rastet e tilla t'i raportojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në polici dhe te drejtorët e klinikave.
"Çdo ditë jemi në komunikim me shumicën e drejtorëve. Kudo që raportojnë, këtu jemi për t'i dëgjuar dhe për të kontrolluar nëse është e vërtetë ajo që thonë", u përgjigj ministri në pyetjen e gazetarëve përpara fillimit të konsultimit të parë kombëtar për reformën në sektorin spitalor.
Ministri tha se kanë marrë informacione dhe raportime në Ministri, pas së cilës ata i kanë njoftuar drejtorët.
Ekziston prezumim i pafajësisë, është përgjigjur ai i pyetur nëse mjekët e tillë duhet të shpallen publikisht me emër dhe mbiemër.
Ministri konfirmoi se ka pasur aksion edhe në klinikat kirurgjikale në Shkup. Në atë kohë, siç tha, asgjë nuk ishte konstatuar asgjë.
Ai është pyetur edhe nëse duhet t'i hiqet licenca mjekut që ka kryer abuzimin, për të cilën ministri tha se gjithsesi, por pyetja duhet t'i bëhet kryetarit të Odës së Mjekëve.
Sipas Taravarit, duhet të jetë "korrekt" dhe të thuhet se "koha e pritjes edhe për ekzaminime edhe për kontrolle në Maqedoni është më e shkurtra në të gjithë rajonin, të mos them, ndoshta më e shkurtra në të gjithë Evropën".
"Që kur kemi ardhur, kemi bërë presion të rregullt në të gjitha spitalet dhe klinikat për të dhënë më shumë termine. Numri i termineve është dyfishuar sigurisht, në shtatë deri në tetë muajt e fundit, megjithatë, ndërkaq nuk është i mjaftueshëm", konsideron ministri i Shëndetësisë.
Policia të martën ka ndaluar një mjek 64-vjeçar dhe udhëheqës i Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Klinik të ISHP-së - Manastir, i dyshuar për marrje të ryshfetit. Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka propozuar masë paraburgimi.
Foto dhe video: MIA