• e diel, 22 dhjetor 2024

Taravari për MIA-n: Ka pasur bisedime që unë të jem kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Taravari për MIA-n: Ka pasur bisedime që unë të jem kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë të shkurtër për MIA-n konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për presidenti në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se ai nuk është i interesuar.

"Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar", tha Taravari.

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke qenë mbrëmë i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës, ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president.

"Po, me Taravarin është diskutuar që të jetë kandidat për president dhe ai shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje”, theksoi Kasami. sa/

Kryetari i Aleancës, Taravari në Fejsbuk demantoi se ka pasur takim me VMRO-DPMNE-në duke e theksuar përgjegjësinë shpqërore të mediumeve.

"Informatat e publikuara dje në mediumet nacionale për automobil të parkuar afër shtabit të VMRO-Së janë tentim për t'u njollosur imazhi im. Asnjëherë nuk kam mbajtur dhe mbaj takime të fshehta sepse  politikën e konsideroj si të mirë publike, sepse konsideroj se mjetet duhet të jenë publike. Ky fakt i dezinformatave më bën të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot, më shumë se kurrë është më shumë senzacionale se sa profesionale. Përgjegjësia shoqërore e mediumeve si fuqi e katërt është shumë e lartë, prandaj së bashku me komunikim profesional përpiqemi të kotnribuojmë për shoqërinë në të cilën jetojmë", shkroi Taravari në Fejsbuk. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR