Taravari: Nuk do të nënshkruhet marrëveshje me "Gjoka konstrakshën"
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencë për shtyp kumtoi se nuk do të nënshkruhet marrëveshje me "Gjoka konstrakshën", ndërmarrje nga Shqipëria, e cila duhej të menaxhonte me parkingun në Qendrën klinike.
- Post By Besnik Shuki
- 13:12, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencë për shtyp kumtoi se nuk do të nënshkruhet marrëveshje me "Gjoka konstrakshën", ndërmarrje nga Shqipëria, e cila duhej të menaxhonte me parkingun në Qendrën klinike.
Taravari potencoi se po shqyrtohen dy opsione për menaxhim me parkingun.
"I pari është që NP 'Parkingu i qytetit' të ndërtojë dy garazhe në kate dhe t’i menaxhojë, ndërsa i dyti është që këtë ta bëjë Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qendrës Klinike", tha Taravari.
Mediumet javën e kaluar raportuan se operatori privat nga Shqipëria, "Gjoka konstrakshën", ishte kompania e vetme që iu përgjigj thirrjes për partneritet publik-privat. Nëse e fiton marrëveshjen, do të duhej të investonte në garazhe në kate, por çmimi i parkingut do të ishte 50 denarë për orë, në vend të 30 sa është tani, ndërsa në këmbim do t’i transferojë shtetit vetëm një për qind nga të ardhurat vjetore. bsh/
Foto: MIA arkiv