• e premte, 20 dhjetor 2024

Taravari: Me Kosovën kemi projekte të përbashkëta për rrugët Shkup-Bllacë, Prizren-Tetovë dhe pikat e përbashkëta kufitare

Taravari: Me Kosovën kemi projekte të përbashkëta për rrugët Shkup-Bllacë, Prizren-Tetovë dhe pikat e përbashkëta kufitare

Shkup, 18 nëntor 2024

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, njëherit Ministër i Shëndetësisë, është pjesë e delegacioni qeveritarë nga Maqedonia në takimin mes dy qeverive Maqedoni-Kosovë në Prishtinë.

Taravari nga Prishtina shkruan se dy shtet, gjegjësiht Maqedonia dhe Kosova kanë projekte të përbashkëta si ai i gjysëm miliard euro shkëmbim tregtar.

“Jam i kënaqur që tashmë qeveritë tona kanë projekte të përbashkëta si ai i gjysëm miliard euro shkëmbim tregtar, rrugët Shkup-Bllacë e Tetovë-Prizren apo pika e përbashkët kufitare. Këto dhe vendime të tjera u morëm në këtë mbledhje që është vetëm fillimi i një lidhje të fortë.  T'fala nga Kosova!”, shkruan Taravari.

Ndryshe, sot janë nënshkruar disa marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe homologut të tij nga Maqedonia, Pançe Toshkovski.
E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministres së Energjisë, Minierave Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozinovska, nënshkruan momerandumin e radhës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj nga Maqedonia, Vesna Janevska nënshkruan edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshje bilateral pritet në të ardhmen të firmosen edhe mes dikasterev të tjera, sikurse është ai i Shëndetësisë, gjë të cilën tashmë përmes një shkrimi në rrjetet sociale e ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitija, i cili uronte homolgun e tij Taravari për emërim në krye të MSH-së në RMV.

“U gezova shume kur Arben Taravari u emerua Ministër i Shëndetësisë, si njeri me integritet te larte, bashkepunues dhe me te arritura te larta profesionale. Shume shpejt nenshkruajle marreveshje bilaterale në shëndetësi’, shkruante Vitija.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut bën me dije se kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickoski dhe ai do të nënshkruajnë dy momerandume dhe një protokoll, marrëveshje këto për arsim, lëvizje të lirë dhe energji.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se dy vendet kanë shumë të përbashkëta, por ajo më e rëndësishmja është aspirata për tu integruar në NATO dhe BE.

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR