Taravari: Më 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që janë të keqpaguar, që nuk respektohen, si dhe me të gjithë ata që ende nuk e kanë punën që e meritojnë
- - Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët, duke theksuar nevojën për dinjitet dhe mundësi të barabarta në tregun e punës.
- Post By Fitore Curri
- 15:03, 1 maj, 2025
Shkup, 1 maj 2025 (MIA) - Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët, duke theksuar nevojën për dinjitet dhe mundësi të barabarta në tregun e punës.
“Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që janë të keqpaguar, që nuk respektohen, si dhe me të gjithë ata që ende nuk e kanë punën që e meritojnë!”, deklaroi Taravari në një postim në rrjetet sociale.
Ai shtoi se në emër të partisë që drejton, zotohet se përpjekjet e tyre të përditshme do të jenë të fokusuara në krijimin e vendeve të punës dhe në garantimin e respektit për çdo qytetar që kontribuon në shoqëri.
“Në emër të Aleancës për Shqiptarët, zotohemi se çdo ditë e jona do të jetë një përpjekje për Punësim dhe Respekt!”, ka shkruar Taravari. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s